Sindikatat dhe qytetarët në Francë kanë njoftuar përshkallëzimin e protestave pas një vendimi për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Protestuesit francezë kanë ngritur barrikada të improvizuara kundër forcave të policisë. Punëtorët e pastrimit janë në grevë që prej datës 6 mars.
Ditën e djeshme, në Francë ka pasur qetësi, por për sot janë paralajmëruar demonstrata të reja. Të enjten, më shumë se 903 zjarre u ndezën në të gjithë vendin.
Ndërkohë stafi i Macron është i frikësuar se presidenti do të bëhej “Marie Antoinette”, së cilës iu pre koka publikisht nga gijotina me Louis XVI në tetor 1793. Protestat detyruan Emmanuel Macron të anulonte vizitën e mbretit Charles, e para që nga marrja e detyrës.
Në të njëjtën kohë, përplasjet mes protestuesve dhe policies janë raportuar edhe në Bruksel. Ditën e djeshme, Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunia Mijatovic shprehu shqetësimin për “përdorimin e dhunës” kundër protestuesve që protestojnë për reformën e pensioneve dhe i bëri thirrje Francës që të respektojë të drejtën e tyre për të demonstruar.