Një person, Ramazan Dervishi është arrestuar në Durrës për armëmbajtje pa leje.
Policia ushtroi kontroll në banesë për të prangosur djalin 32-vjeç me Fatbardh Dervishi (Doda) të shpallur në kërkim vitin e kaluar për plagosje të rëndë me dashje të së dashurës në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi.
Por gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Për këtë arsye u arrestua i ati për armëmbajtje pa leje.
Vijojnë kontrollet për kapjen e 32-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.