-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skena dhune dhe terrorizëm, arrestohen shqiptarët e Kosovës në Zvicër

Kryesoret

Autoritet zvicerane kanë arrestuar 6 persona të moshës 26 deri në 33 vjeç ku mes tyre ka edhe shqiptar të Kosovës dhe maqedonas.

Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta në orët e para të mëngjesit në disa vende në të njëjtën kohë, në qytetin Bulle të Kantonit Friburg.

Të dyshuarit e parë do të duhet të përgjigjen përpara Gjykatës Penale Federale në Bellinzona. E para është një grua, sot 28 vjeçare. Akuza: Shkelje e të ashtuquajturit ligji i ndalimit të IS dhe paraqitje e dhunës.

Sipas aktakuzës, e akuzuara nga qyteti Bulle u ka dërguar video duke lavdëruar IS-in disa njerëzve nga rrethi i saj. Video tregojnë gjithashtu skena dhune, si prerje të duarve, vrasje të njerëzve me prerje koke etj.

Videot shoqërohen edhe me thirrje arabe në të cilat bëhen homazhe për “luanët e Shtetit Islamik” etj. 28 vjeçarja është e akuzuara e parë. Ajo ka dalë para gjyqit të enjten (dje), më 23 mars.

Gjithsej janë të paktën gjashtë të dyshuar: procedimi penal po zhvillohet edhe ndaj një gruaje dhe një burri nga rajoni. Ata ishin arrestuar në bastisjet e vitit 2020. Gjashtë të akuzuarit që janë të moshës nga 26 deri në 33 vjeç, janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është me dyshtetësi zvicerano-kosovare.

Të pandehurit nuk kanë pranuar të japin deklarate për SRF. Ndërsa nga njerëzit e afërm me ta mund të dëgjohen ankesa se ata po trajtoheshin në mënyrë të padrejtë dhe se akuzat janë të ekzagjeruara.

Ndoshta njëri apo tjetri ka gabuar, por nuk janë të rrezikshëm, thonë ata. Nga skedarët në të cilët SRF ka qasje mund të konkludohet se është e vërtetë që nuk kishte plane konkrete të sulmit. Por aty kishte: mbështetje të supozuar të një organizate terroriste, shpërndarje propagande dhe përshkrime të dhunës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit