Vangjel Dule ka folur sot nga Korça në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit dhe koalicionin e madh.
Ai është shprehur se, opozita duhet të shkojë e bashkuar në këto zgjedhje, përfshirë këtu edhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Koalicion i tkurrur në zgjedhjet e 14 Majit?
Është koalicion shumë i gjerë, i cili nga ana teknike do garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit. Bashkitë e mëdha janë prioritetet e mëdha, por kjo nuk do të thotë se ne nënvlersojmë bashkitë e vogla.
Sali Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?
Ne në një formë të gjithë po shkojmë pa siglat tona pasi i rëndësishëm është koalicioni që do të garantojë fitoren. Siglat partiake nuk janë në plan të parë, sesa sigla e bashkimit për fitore.
Alibeaj po futet në garë për të fituar apo për të qenë patericë e Ramës?
Nuk jam i aftë të jap leksione askujt, qytetarët na kanë rezervuar vendin e opozitës dhe ne duhet të reagojmë si opozitë e unifikuar. Përtej ndasive personale e partiake kjo është ndjesia ime politike një kandidat përballë maxhorancës.
Alibeaj bën thirrje për Bashkim si e shikoni?
Nuk duhet të funksionojmë me fragmente por në bashkësi, nuk duhet që opozita të përjashtojë askënd për tu vendosur kundër PS. Besoj se jam i qartë, bashkimi nuk ka adresim nominal, bashkimi quhet bashkim kur të gjitha pjesët ti unifikosh bashkë.