Kuvendi i Kosovës ka nisur sot procesin për zgjedhjen e presidentit, duke dërguar në votim dy kandidaturat e propozuara, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit nga Komisioni për Legjislacion, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi nisjen e procesit të votimit.
Votimi për president do të zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe për të kaluar në raundin e dytë dhe të tretë, kandidati duhet të sigurojë shumicën e votave të nevojshme.
Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
Megjithatë, në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa deputetët e opozitës kanë vendosur të bojkotojnë punimet, duke e bërë procesin më të vështirë për t’u realizuar.









