Mbrëmjen e sotme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Mamurras pas një konflikti mes disa personave.
Palor Noka dhe Romario Gjoni, banues në Mamurras kanë kanosur Sh. N. duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.
Ngjarja ka terrorizuar familjen që ka qenë në shënjestër dhe fqinjët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Palor Noka dhe Romario Gjoni janë shpallur në kërkim.