-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me demokratët e Beratit, prezanton kandidatin Zija Ismaili

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Beratit ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Zija Ismaili.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se emërimet e Ramës për kandidatë të bashkive janë kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha.

“Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë.

Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha, me byronë e tij politike. Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd.

Ervin se ti ke ardhur këtu nga bota akademike; çfarë të shtyu ty të injorosh të gjitha formimin akademik dhe të të bëhesh protagonist i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës. Si mund të rivalizosh ti, me një kandidat si doktor Zijai, që ka muaj që është zgjedhur, propozuar, që është votuar nga qytetarët, nga demokratët dhe mbështetësit e PD-së në Berat.

Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin. Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit,” u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit