Olta dhe Dea duket se kanë thyer rregullat e formatit të “Big Brother Vip Albania”.
Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, ato janë futur të dyja në të njëjtin dush ku dhe kanë komunikuar me njëra tjetrën pa mikrofona.
Kjo është parë si një thyrje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi.
Vlen të përmendet gjithashtu se videoja është hedhur në faqen zyrtare të “Big Brother” në Instagram, por më pas është fshirë menjëherë nga profili.
![]()
Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave. Luizi supozoi se gjithçka ishte e planifikuar nga ai, me qëllim që të nxjerrë në televitim Armaldon dhe Kristin, sipas tij “për të larë disa borxhe të vjetra.”
Nga ky televotim nga shtëpia u eliminua Armaldo Kllogjeri, pas gati tre muajsh qëndrim në shtëpi.








