Pasditen e sotme një raportim për bombë ka alarmuar Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Menjëherë pas njoftimit për bombë janë marrë masa duke evakuuar pasagjerët nga aeroporti.
Ende nuk ka detaje të hollësishme nëse situata është normalizuar dhe a janë bërë arrestime në lidhje me rastin.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar ngjarjen
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten,” ka thënë Ahmeti.