Shefi i policisë së Tiranaës Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra 3 punonjës policie pasi janë konstatuar të dehur dhe duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Njoftimi i policisë:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:
- Inspektor H. Sallaku , me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;
-
Inspektor M. Sallaku me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;
-
D. Sallaku , me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:
Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.