Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj ende nuk ka dalë në një përfundim për listat e kandidatëve të 14 majit.
Sipas raportimeve në media 3 variantet e diskutuara ishin që në zgjedhje të shkohej vetëm me këshillat bashkiak, të kandidohej me këshilla bashkiak dhe në ato bashki ku ka potencial dhe të kandidohej në të gjitha bashkitë e vendit, përfshirë 3 bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës, Elbasan.
Mësohet se pas shume diskutimeve, pas mesnatës, Kryesia ka votuar, për secilin nga tre variantet.
Sa i përket variantit të parë, për të kandiduar vetëm për këshillat bashkiak, Kryesia e Grupit të Alibeajt ka votuar kundër, rreth 15 vota kundër.
Varianti i dytë, ku të kandidohej për këshillat bashkiak dhe në bashki specifike, ku kishte kandidatë fitues, u votua me rreth 15 vota kundër.
Ndërsa varianti i tretë, ku do të kandidohej për Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe bashkitë e tjera, u votua me shumicë nga Kryesia.
Emrat e propozuar në mbledhje si kandidatë të mundshëm për Tiranën ishin:
Jorida Tabaku,
Jonila Gogole
Roland Bejko
Xhemal Gjunkshi.
Por duke qenë se dje nuk u mor asnjë vendim për këtë, kryesia e PD-së do të mblidhet sërish ditën e sotme. Mbledhja do të nisë në orën 18:00