Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Objektiv i të shtënave ka qenë Saimir Reçi. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri me Enrik Bardhin i cili është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku mësohet se para të shtënave me armë, Saimir Reçi ishte përplasur fizikisht me Enrik Bardhajn, më pas ka ardhur dhe i ati i tij, Martini dhe aty kanë nisur të shtënat me armë zjarri.
E gjitha situata ka agravuar për një parakalim me makinë në rrugën kryesore të qytetit.