-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të korruptonte policët, arrestohet 49-vjeçari i dehur në Shkodër

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka arrestuar mesditën e sotme një 49-vjeçar pasi tentoi të korruptonte efektivët e policisë që të mos kryente testin e alkoolit.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale Gj. B u ka afruar efektivëve 2 mijë lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, që të mos kryente testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, kanë konstatuar një shtetas që drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të automjetit tip “Benz”, shtetasit Gj. B., dhe i kanë komunikuar se do të kryente testin e alkoolit. Për të shmangur testin e alkoolit, ky shtetas iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. B., 49 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit