Tre persona kanë mbetur të plagosur pas rënies së zjarrit në një pallat ne katin e katërt në Selanik të Greqisë.
Zjarri ka rënë në rrethana të paspecifikuara deri më tani në pallatin në rrugën Tsamadou 3.
Efektivët e Policisë të cilët kanë shkuar në vendngjarje, kanë nxjerrë një të moshuar nga kati i katërt.
Gruaja është marrë nga një ambulancë dhe është dërguar në spitalin Hipokrati pasi vuan nga probleme me frymëmarrjen. E moshuara mësohet se është qiramarrësja e banesës që iu dorëzua flakëve.
Një 25-vjeçare e cila jeton në një banesë fqinje është hedhur nga ballkoni i katit të katërt në katin e tretë dhe prej andej me ndihmën e një fqinji ka arritur të dalë nga pallati.
Pak më vonë ata i kanë dorëzuar 25-vjeçares macen e saj që kishte mbetur në banesë. Edhe 25-vjeçarja u dërgua në spitalin e Hipokratit me probleme në frymëmarrje.
Në të njëjtin spital është dërguar edhe një burrë i cili ka dalë nga banesa. Në vendngjarje kanë shkuar 7 automjete të Shërbimit Zjarrfikës.