Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel.
Persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01:00. Si pasojë, ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç.
Familja hapi dyert e mortit. Një nga fqinjët e Pal Kolës, viktimës që mbeti i vrarë nga sulmi në Top Channel u shpreh se 60-vjeçari ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm.
“Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm” tha fqinji.