-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po punonin për bukën e gojës! Dora e krimit mori dy jetë të pafajshme në Tiranë

Kryesoret

Krimi goditi sërish duke vrarë një njeri të pafajshëm. Pal Kola 60-vjeç humbi jetën në vendin e punës në “Top Channel”. I moshuari ishte duke u ngrohur në punën e tij duke pritur edhe pak vite daljen në pension.

Por dora e krimit nuk e la duke i marrë jetën. Mbrëmë jo vetëm që u sulmua shtypi, por u vra edhe një i pafajshëm.

Urrejtja e killerave ishte e madhe pasi janë zbrazur dy kallashnikovë. Rojen e kapi vetëm një plumb që rezultoi fatal. 25 gëzhoja ka sekuestruar policia paraprakisht në vendin e ngjarjes, por plumbat fluturuan në të gjithë fasadën.

Pistat në tryezën e hetuesve të policisë dhe prokurorisë janë disa. Deri tani nuk ka asgjë konkrete për autorët, të cilët dogjën makinën e luksit dhe u zhdukën në errësirë.

Kjo është ngjarja e dytë brenda pak ditëve që trondit Tiranën. Ashtu si në datë 12 Mars, ku u ekzekutua në “Don Bosko” një njeri i pafajshëm, Mimoza Paja në lokalin ku punonte banakiere, e njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë.

Plumbat i hëngri roja. Reagimi i shtetit duhet të jetë urgjent për të zbardhur këtë akt terrorist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit