-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Krimi duhet të marrë fund’/ Vrasja e rojës së ‘Top Channel’, reagon Meta: Edhe sot iu mor jeta një të pafajshmi!

Kryesoret

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Top Channel, ku breshëritë të plumbave shkaktuan një viktimë, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, reagon Kryeministri Rama!

Meta në ‘Facebook’ shkruan se krimi sot vrau një jetë dhe viktimat nuk janë njerëz të largët për shoqërinë shqiptare, por janë bashkëqytetarë të këtij vendi.

Sakaq ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës dhe thekson se epoka e krimit duhet të marrë fund.

Sulmi ndaj ‘Top Channel’, Begaj: Ngushëllime familjes, ngjarja të zbardhet sa më shpejt!

Postimi i plotë:

Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë. Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve. Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!

Sulmi mbi “Top Channel”! Alibeaj: Të zbardhet urgjentisht goditja ndaj fjalës së lirë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit