Familja Kola ka hapur dyert e mortit. Pal Kola 60-vjeç me origjinë nga Puka, i zhvendosur disa vite më parë më Tiranë në zonën e Sharrës u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në punë.
Ai ishte prind i fëmijëve, një djali dhe një vajze. Djali ka emigruar në Itali. 60-vjeçari kishte disa muaj që kishte nisur punën roje në turnin e tretë në “Top Channel”. Jetonte në kushte jo të mirë.
Për të shkuar cdo natën në punë bënte disa kilometra në këmbë për bukën e gojës por mbrëmë tragjikisht u ekzekutua me një plumb që e kapi në gjoks.
Ngjarja ka shumë pak gjasa që të ketë lidhje direkt me rojën. Megjithatë hetimet vazhdojnë. Në dorën e hetuesve janë disa pista për momentin.
Jeta mes vuajtjeve! Kush është roja i “Top Channel” që u vra me plumb në gjoks?