Sot në orën 10:00 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ku do të vendoset nëse dosja e tyre do të kalojë për gjykim.
Në seancën e kaluar pati përplasje mes Metës dhe prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, që arriti të lexojë vetëm 90 faqe nga kërkesa për kalim për gjykim.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa SPAK mbylli hetimet më 28 korrik të 2025 lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Gjithashtu, Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv, dhe për Monika Kryemadhin është vendosur masa “detyrim paraqitje”.









