-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi mbi “Top Channel”, AMA: Agresion i papranueshëm

Kryesoret

Autoriteti Mediave Audiovizive ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në “Top Channel” ku për pasojë humbi jetën roja Pal Kola. AMA i shpreh ngushëllime familjes së viktimës ndërsa u bën thirrje organeve ligj zbatuese që autorët të vihen para drejtësisë.

“Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po përcillet me shumë shqetësim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit.

AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira.

AMA kërkon nga institucionet ligjzbatuese që të përparojnë me shpejtësi për ndriçimin sa më pare të rrethanave dhe autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore” thuhet në reagimin e AMA-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit