Hetimet janë ende në vijim për vrasjen që ndodhi gjatë mesnatës së sotme në Top Channel, aty ku mbeti i vdekur roja i sigurisë, Pal Kola.
Deri më tani janë gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenjë gishtash të cilat do të verifikohen nga databasat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin ndaj Top Medias.
Aktualisht janë disa persona të shoqëruar si të dyshuar, që janë mbajtur në drejtoritë vendore e më pas janë përcjellë në policinë e Tiranës, ku i është bërë një ekzaminim për faktorë plotësues në duar për të parë nëse kanë qëlluar me armë zjarri.