Skuadra e Dinamos është fituese e Kupës së Shqipërisë.
Blutë e drejtuar nga Ilir Daja triumfuan me rezultatin 3-2, në finalen e luajtur ndaj Egnatias në stadiumin “Air Albania”, një sfidë e nisur me ritme të larta.
Ndërkohë një dëmtim i rëndë i portierit dinamovit Teqja ndërpreu përkohësisht takimin, sakaq Bakajoko u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë rrogozhinasit me një lojtar më pak.
Në fund të sfidës, një gol i Adjesa për Egnatian shërbeu vetëm për statistikë.
Ky është suksesi i dytë radhazi në Kupë dhe i 15-ti në historinë e klubit për skuadrën e Dinamos.









