Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive për “Koha Jonë” në kuadër të 35 vjetorit të saj ka folur për raportin e tij me ish-ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në intervistë Rama theksoi se çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute, edhe gabon. Hera parë, hera dytë, te e treta ndahet. Ajo që bën diferencën është nëse shkelet apo jo vija e kuqe.
Ndërkohë më herët deputetja socialiste, Elisa Spiropali me anë të disa deklaratave në faqen e saj zyrtare X është shprehur shumë kritike ndaj PS, duke i thënë hapur Ramës “Më përjashto”, pas disa keqkuptimeve në mbledhjet e selisë rozë.









