Një 28-vjeçar është arrestuar në Barletta të Italisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme me mbesën e tij të mitur.
Xhaxhai i të miturës, sipas mediave italiane kishte abuzuar me mbesën e tij për një periudhë 2-vjeçare, midis viteve 2020 dhe 2022.
Burri, sipas aktakuzës, “me veprime e tij, në shumë raste, do ta kishte shtyrë mbesën e tij të mitur të kryente akte seksuale”.
Rastet kanë ndodhur në momentet kur e mitura kishte qenë vetëm me xhaxhain e saj.