Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Belind Këlliçit në Tiranë dhe të gjithë kandidatëve të “Foltores” së Sali Berishës u dha mundësinë që të kandidojnë me logon zyrtare të PD-së, por sipas tij refuzuan. Ai tha se një pjesë donin, por nuk u lejuan, duke nënkuptuar Sali Berishën.
“Unë mendoj se duhet të kishim 61 kandidatë në të gjitha bashkitë. Por stërzgjatja e procesit gjyqësor, një vit të tërë në lanë dyerve të gjykatës. Kjo krijoi efektin e pasivitetit duke filluar nga unë i pari, pavarësisht edhe gjesteve fisnike që bëmë.
Persa i perket Tiranes me duhet te them dhe njehere se Belind Kellici e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavaresisht asaj qe mendoj une personalisht, asnje inat apo preference personale, asnje mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas doren e bashkepunimit per nje demokrat.
Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjeter vazhdojne me lojrat dhe pazaret duke i kerkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojne per listen e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kesaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.
Cfaredo emri te perdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes eshte menyra per te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njehere tjeter te votojne per nje parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet” tha ai.
Emrat dhe listat/ Alibeaj: Kishim debat të fortë me tone të larta! Berisha banal