-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: 110 vjet nga Masakra e Selanit

Kryesoret

Në 27 mars mbushen 110 vjet nga dita e tragjedisë së madhe kur u vranë krerët e 13 katundeve të Çamërisë në Përroin e Selanit, në afërsi të Paramithisë. Ngjarja makabër shënon edhe nisjen e masakrës greke ndaj popullsisë çame dhe fillimin e  zbatimit të strategjisë famëkeqe të spastrimit etnik, nëpërmjet “Megaloidesë”.

Sipas dosjes Nr. 23, dok.17, nr.61, Janinë 11.8.1913, të Arkivit të Vjenës (Austri)) për Shqipërinë, “në fillim të vitit 1913, nisi të vihej në fuqi një plan djallëzor i forcave shoviniste greke për shfarosjen e popullsisë etnike shqiptare të besimit mysliman të rajonit të Çamërisë”. Në strategjinë greke të helenizimit të Epirit, ishte parashikuar fillimisht shfarosja e krerëve më të shquar të katundeve të krahinës etnike shqiptare të Çamërisë.

Më 27 mars 1913, në mesnatë, banda me 200 andartët e drejtuar nga barbari grek Deli Janaqi, u vërsulën në fshatrat çame. I kishin shënuar të gjithë emrat e atyre që do t’i vinin në gijotinë. Në grupin e parë ishin ata që shkonin në fshatin Nihuar, Rrëzanj, Beden, Koriqan, Skupicë, Dramës. Pas trokitjes së parë në portë ata u thoshin: “Vishuni bukur se ju kërkon qeveria. Do të merrni emërimin si kryeplak ose ndonjë emërim tjetër ”.

Pasi i vranë dhe i coptuan, edhe pse disa trupa nuk kishin vdekur, “trimat” e Deli Janaqit shpejtuan t’i rrjepin, duke u zhvatur gjithçka që kishin marrë  me vehte: para, sende me vlerë, stoli dhe veshje të shtrenjta. Pabesia dhe mashtrimi grek nuk u arrit të pikasej; ata nuk e menduan se ishin para kurtheve vrasëse të shtetit grek. Ata ishin përzgjedhur për t’u ekzekutuar në pabesi, pa asnjë vendim gjyqi, pa asnjë lloj faji, por për faktin se ishin pari e fshatrave të tyre, të pasur dhe me etni të pastër shqiptare.

Egërsia, mjetet që u përdorën kundër parisë së Çamërisë, duke i copëtuar me thika e sëpata, lënia pa i varrosur me ditë të tëra, synonte të ngjallte panik që pjesa tjetër e popullsisë të braktiste gjithçka dhe të merrte rrugën e mërgimit.

Ndaj kësaj barbarie autoritetet greke, jo vetëm nuk reaguan, por morën në mbrojtje kriminelët, që vetë i kishin dërguar. Për këtë, në raportin e Konsullit Austro-Hungarez në Janinë, drejtuar Vjenës, thuhet: “Një oficer që u dërgua nga gjykata ushtarake e Janinës për hetime rreth këtij krimi të shëmtuar, konstatoi faktin e kryer sipas thënies së dëshmitarëve, por refuzoi të shkonte në vendin e ngjarjes, edhe pse bejlerët e vrarë qëndronin akoma të pavarrosur. Ai u kthye pa kryer asnjë arrestim, aq më pak dënimin e fajtorëve” (A.K. i Vjenës për Shqipërinë, dosja 23, dok.17, nr.61, Janinë 11.8.1913)

Masakra e Selanit ishte masakra më e madhe që ka shkaktuar qeveria greke në një ditë të vetme. Ishte njolla më e madhe e turpit të qytetërimit grek. Rrallë gjen në Evropë raste analoge ku të jetë vepruar me aq sadizëm, siç vepruan grekët për shfarosjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Masakra e Selanit paralajmëronte gjenocidin në vazhdim,  1 vit më vonë me masakrat e 1914 në Panarit, Korçë, Skrapar dhe Labëri, si edhe 30 vite më vonë në Çamëri në vitet 1944-1945,  kur u qeveria dhe shteti grek shpërngulën me dhunë  të gjithë popullsinë myslimane çame, duke shkelur të gjitha Konventat dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Asnjë krim i kryer mbi Shqiptarët nuk është pranuar nga qeveria greke, por ajo nuk mund  t’a fsheh dot të vërtetën mbi tragjedinë çame, historinë e masakrave dhe holokaustit, ushtruar ndaj popullsisë vendase shqiptaro-autoktone në Çamëri.

110 vjet kanë kaluar nga ai krim makabër, 110 vjet drejtësi e munguar dhe askush nuk mori përgjegjësi për atë masakër, 110 vjet harresë e qellimshme duke mos patur asnjë memorial ku të vendosim një tufë lule në nderim tyre, 110 vjet plagë e hapur e Shqiptarëve të Çamërisë, për kurimin e së cilës “doktorët” e harrojnë betimin e Hipokratit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit