Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për bazën e armatimeve që u gjet në Tiranë vitin e kaluar. Akuza ka kërkuar 12 vite burg për Kristian Gjinin dhe 3 vite për shokun e tij Fatjon Muratin. Por ky i fundit është shpallur në kërkim.
Ai u la në fund të vitit të kaluar në arrest shtëpie dhe pak orë para se të sulmohej lokali i tij në 12 Mars në “Bon Bosko” u arratis drejt Kosovës me destinacion Turqinë.
Familja thotë se iku për t’u mjekuar. Por fakti është që u arratis. Për bazën e armatimeve Murati u arrestua pasi në një prej armëve u gjet gjurma e gishtave të tij.