Policia e Shtetit më shumë se 24 orë pas ngjarjes përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar kronologjinë e plotë të sulmit me armë mbi “Top Channel”.
Si erdhën autorët dhe si u larguan nga vendi i ngjarjes duke djegur makinën në Golem. Makina e përdorur ishte vjedhur në Tale të Lezhës dhe targat në fund të vitit të kaluar në Tiranë. Kamerat kanë kapur makinën e autorëve dhe lëvizjet e tyre.
Policia 100 mijë Euro shpërblim: Kush jep informacion për killerat e sulmit mbi Top Channel
Në njoftim nuk jepet asnjë pistë konkrete. Nga breshëria e dy kallashëve dolën 26 plumba, njëri i mori jetën rojës së sigurisë Pal Kola 60-vjeç.