-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj “Top Channel”, Policia: “Range Rover” iu vodh një kosovari, publikohet itinerari me lëvizjet e autorëve

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht pas sulmit me armë ndaj televizionit “Top Channel”. Blutë bëjnë me dije se ofrojnë 100 mijë euro për çdo informacion të saktë për autorët.

Policia ka bërë me dije edhe itinerarin që kanë ndjekur autorët e sulmit. Nga momenti kur kanë ardhur drejt “Top Channel”, deri kur kanë djegur mjetin në Golem.

Në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjeti i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë. Më pas ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel. Në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.

Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur. Për në drejtim të Durrësit. Në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti. Mjeti u konstatua në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.  

Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj.

Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale  të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë  kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.”, njofton Policia e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit