Luiz Ejlli është banori më pretendent për të fituar çmimin në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Nga largimi i moderatores Kiara Tito, këngëtari është parë i mërzitur e së fundmi ka bërë dhe një bisedë me Visin duke u shprehur se do të dëshironte ta dinte si e sheh Kiara tani nga jashtë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores duke e quajtur ‘luan’ këngëtarin.
“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24\24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”, ka shkruar ajo.