Vijon seanca gjyqësore në procesin për ish-efektivin Arbër Peplekaj i akuzuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve të 25 prillit. Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar trupit gjykues që në seancë të thirret për të dëshmuar edhe deputeti i PD Gazmend Bardhi, i cili ishte udhëheqësi i listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare.
Pas kërkesës së organit të akuzës, trupi gjykues është tërhequr për vendim. Gjatë këtij viti në seancat gjyqësore të zhvilluara pre të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes se 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani dhe të plagosur disa të tjerë kanë dëshmuar dhjetëra persona dhe janë thirrur për të dëshmuar edhe disa të tjerë që nuk janë paraqitur ende në sallën e gjyqit. Dy dëshmitarë janë arrestuar në sallën e gjyqit për dëshmi të rreme.