-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Elvis Pupa dhe gruaja e tij flenë prej vitesh në dhoma të ndara?

Kryesoret

Mund t’i keni parë prej kohësh tashmë artikujt që flasin për “avantazhet e të fjeturit në shtrate apo dhoma të ndara me partnerin”, veçanërisht nëse ky i fundit gërhet!

Kjo është dhe një nga arsyet pse Elvis Pupa dhe gruaja e tij flenë në dhoma të ndara.

”Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur, flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë”, u shpreh aktori në një bisedë me banorët.

Më tej ai shtoi:

”Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, kështu që jemi më rehat kur flemë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë”.

Deklarata duket se i ka surprizuar banorët dhe ndoshta edhe disa prej jush, por në fakt, s’ka asgjë për t’u çuditur.

Studimet tregojnë se ndarja e shtrateve/dhomave gjatë gjumit, mund ta bëjë lidhjen më të shëndetshme për disa çifte.

Nëse partneri/ja gërhet apo ju preferoni dritë/errësirën – fjetja në dhoma të ndara mund të sjellë:

– Gjumë më të shëndetshëm

– Zgjim më të qetë

– Seks më pasionant

– Më shumë kohë për veten

– Marrëdhënie më të shëndetshme

Elvis Pupa jeton prej vitesh në Australi me bashkëshorten, Belina Pupa, sipërmarrëse dhe konsulente e shëndetit mendor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit