-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në pallatin në ndërtim të biznesmenit Gjoka në Lezhë, në pranga porositësi

Kryesoret

3 vite e gjysmë pas shpërthimit me tritol në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes. Zef Kola banues ne Tirane është ndaluar me urdhër te prokuronit të çështjes Françesk Ganaj, i cili pas hetimeve me metoda speciale ka arritur te zbardhë plotësisht këtë ngjarje.

Si autor te vendosjes se lëndës plasëse me herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autoret Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite heqje lirie.

Biznesmeni Liman Gjoka

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 20 nëntor. Kjo ishte hera e parë e cila u ndoq nga një shpërthim i dytë në harkun kohor të 3 javëve, kur u sulmua serish me lëndë plasëse objekti në fjalë.

Në dëshminë e tij në polici biznesmeni Liman Gjoka ka deklaruar se pronën ku po ndërton e ka blerë shumë vite më parë dhe se nuk ka asnjë konflikt. Por pavarësisht pretendimeve të tij pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve të pronësisë, por nuk përjashtohet mundësia se ngjarjet mund të kenë ardhur dhe për shkak të konkurrencës.

Biznesmeni Liman Gjoka po ndërtonte hotel dhe apartamente për shitje në bregun e detit në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Kjo zonë turistike mjaft e lakmuar është kthyer në kantier ndërtimi, pas miratimit të planit strategjik të zhvillimit të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit