-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 muaj rezistencë! Qeveria hesht, “Bërxulla”: Të martën bllokojmë Hipotekën

Kryesoret

Banorët e Bërxullës në Tiranë kanë paralajmëruar sot se ditën e martë do të bllokojnë Hipotekën nëse nuk jepet zgjidhje për shpronësimin, pasi preken nga projekti për rrugën Thumanë-Kashar.

Ata shprehet se do të mbrojnë pronat dhe se nuk do të lejojnë firmën ‘Gener 2’ që të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to. “Një thirrje kam për babanë e kombit, Presidentin, që të vendosë institucionet në lëvizje” tha një banor.

Një tjetër banor la afat ditën e martë. “Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje. Po na soset durimi.

Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por s’kemi as titujt e pronësisë. Për ne ka kosto të madhe, është dhe dëm ekonomik. Po t’i punojmë tokat, nesër do vijnë ta na i prishin.

Se dimë se ku do të përfundojmë nesër. Afati ynë është deri të martën”, tha një prej banorëve. Sipas tyre, çmim real i pronës në këtë zonë është 52 Euro metri, ndërsa shteti ua ka vlerësuar vetëm 4 Euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit