-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie në “rrjetë” koka që furnizonte me kokainë “Komunën e Parisit” (FOTO)

Kryesoret

Artur Zhuleku 47-vjeçar me precedent është arrestuar sërish në Tiranë për shpërndarje kokaine.

Nga kontrolli atij iu gjet dhe sekuestrua një pako me 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza.

Policia sqaron se në rrugën “Bill Klinton” shërbimet e policisë kanë lokalizuar Zhulekun të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga hetimet sipas policisë ai ka rezultuar se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit