Pasditen e sotme është gjetur i pajetë një 36-vjeçar me inicialet A. M. në një përrua në fshatin German të Matit.
Sipas njoftimit të policisë i viktima ishte shpallur në kërkim pas largimit nga shtëpia
Në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.