Shpejtësia në autostradat A4 (Milano-Brescia), A26 (Genova Voltri-Gravelona Toce), A14 (Bologna-Bari) dhe A30 (Caterta-Salerno) mund të rritet përgjithmonë në 150 km/h, njoftoi Ministri i Transportit i Italisë, Matteo Salvini.
Ai bëri të ditur se rritja do të ndodhte vetëm në rrugët që konsiderohen veçanërisht të sigurta. Ai shpjegoi se shumica e vdekjeve nuk janë në autostrada.
Në Itali, shpejtësia e kufizuar është 90 km/h jashtë zonave të banuara, 110 km/h në rrugë publike dhe 130 km/h në autostrada.
Italia ka një qasje të ndryshme nga shumë vende evropiane, të cilat po shqyrtojnë uljen e shpejtësisë për shkak të krizës klimatike. Për momentin, nuk është caktuar një datë e saktë se kur mund të ndryshohet kufiri i shpejtësisë.