-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut në alarm, “zhduken” mbi 600 plumba, izolohet një qytet i tërë!

Kryesoret

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka izoluar një qytet të tërë pas zhdukjes së 653 plumbave gjatë një tërheqjeje ushtarake, Autoritetet e vendit kanë kontrolluar shtëpi më shtëpi në qytetin e Hyesan, i cili ka një popullsi prej rreth 200,000 njerëz, për gjetjen e tyre.

‘Qyteti do të jetë në izolim derisa të gjenden të gjithë plumbat”, thuhet në një njoftim të autoriteteve të vendit.

Plumbat u raportuan të zhdukura më 7 mars, kur ushtarët e Ushtrisë Popullore Koreane po tërhiqeshin nga zona përreth qytetit, e cila shtrihet në kufirin me Kinën.

Ata ishin vendosur atje në vitin 2020 për të zbatuar mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë Covid-19. Kur ndodhi, ushtarët nuk e raportuan fillimisht ngjarjen, por u përpoqën të gjenin vetë plumbat e humbur, sipas burimit.

Policia dhe ushtria nisën një hetim, mbyllën të gjithë qytetin dhe filluan të kontrollonin shtëpi më shtëpi, tha burimi. Banorët kishin pritur me padurim tërheqjen e ushtrisë nga zona, por gjatë hetimit ata do të kenë edhe më pak liri lëvizjeje, tha për RFA një zyrtar i provincës Ryanggang, i cili kërkoi ruajtjen e anonimitetit për të folur lirshëm.

Banorët janë të frikësuar se nuk do të gjendet një zgjidhje, me autoritetet që pritet të fajësojnë këdo që mund të jetë i pafajshëm. Disa banorë thonë se autoritetet po nxisin mundësinë  e një konfrontimi të ashpër ushtarak midis Veriut dhe Jugut, madje pretendojnë se Jugu po provokon luftë”, tha zyrtari.

Të hënën, Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, tha ushtria e Koresë së Jugut, e fundit në një mori testesh të armëve që Pheniani thotë se janë në përgjigje të stërvitjeve të mbrojtjes SHBA-Kore e Jugut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit