Një sherr për motive banale është kthyer në tragjedi mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Aktualisht ende nuk dihet se ku e mori armën 43-vjeçari Altin Rexha.