-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e shiti detin? Protestë para SPAK-ut: Duman, duam “peshqit” e mëdhenj

Kryesoret

Një grup nga shoqëria civile protestoi sot përpara Prokurorisë së Posaçme. Me pankarta në duar dhe thirrje qytetarët kërkuan drejtësi për disa çështje të reja dhe të vjetra. Ata u shprehën se qëndrojnë në krah të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, por kërkojnë që në rrjetë të futen “peshqit” e mëdhënj dhe jo “cironkat”.

“Ku është floriri i Krrabës? Ku shkuan milionat e vjedhura të Rrugës së Kombit? Kush ja fali detin Greqisë? Pse nuk vepron politika shqiptare në mbrojtje të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në rajon e botë?

Kush e vrau Remzi Hoxhën? Duam trupin! Pse e vranë Kosta Trebickën? A ka prapaskena politike dekorimi nga kisha greke i dy kryeministrave të Shqipërisë?

Objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare, në këto 30 vite demokraci.

Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar…” tha njëri nga qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit