Të pajisur me armë zjarri dhe me armë të ftohta, arrestohen në flagrancë babë e bir në Shijak.
Policia thekson se kishte informacion se babë e bir mbanin pa leje armë zjarri dhe armë të ftohta.
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar Gjeloshi 52 vjeç dhe djali i tij Armando Hajdari 21 vjeç, banues në fshatin Pjezgë, Shijak.
Në banesë policia gjeti një armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.