-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohet aktiviteti i tre subjekteve që shisnin karburant mbi çmimet e përcaktuara

Kryesoret

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në tregun e karburanteve, me qëllim garantimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara nga Bordi i Transparencës.

Gjatë inspektimeve, janë identifikuar raste ku çmimet e karburanteve ishin mbi ato të miratuara, duke shkaktuar dëm për konsumatorët dhe duke cenuar funksionimin e rregullt të tregut.

Njoftimi:

Administrata Tatimore është e vendosur të luftojë çdo rast abuzimi me çmimet e karburantit, duke shtuar kontrollet në sektorin e karburanteve.

Nga kontrollet në terren, bazuar në analizën e riskut, krahas shkeljeve të tjera, janë konstatuar raste të shitjes mbi çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorët.

3 subjekte janë referuar pranë Bordit të Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit, ndërsa verifikimet vijojnë për subjektet e tjera.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, për të garantuar:
Zbatimin e çmimeve të miratuara nga Bordi i Transparencës
Mbrojtjen e konsumatorëve
Formalizimin e tregut të hidrokarbureve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit