Sipas informatave zyrtare nga Policia të dy shtetasit që mbetën të vrarë ditën e sotme pas një konflikti në Kavajë rezultojnë se kanë ndërruar emrat e tyre në gjendje civile, teksa ende nuk dihen arsyet e këtyre veprimeve nga viktimat.
Shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin e tij dhe në dokumente e ka Armand Gosa, ndërsa nga ana tjetër shtetasi Altin Rexha ka ndryshuar emrin e tij në Sali Rexha ashtu siç paraqitet në dokumente.
Kavajë/Informacion shtesë
Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.