Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pas sulmit të fundit që ju bë medias në në Shqipëri.
Sipas ambasadës media në Shqipëri është e kërcënuar dhe është nevoja të ndërmerren veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Postimi:
Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.????️ Liria e Medias = Demokraci.