Vëllai i Bajame Senejas, 60-vjeçares që u plagos ditën e sotme në Lushnje ka folur për mediat duke dhënë detaje si nisi konflikti.
Sipas tij Shaip Hasalla ka plagosur motrën e tij për shkak të një konflikti për tokën 2 hektarë për të cilën sot ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore.
“Na qëlluan Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetëve na ka qëlluar me armë. Sot na qëlluan sërish, na plagosën motrën. Edhe sot ishim në gjyq për këtë çështje, mbaruam çështjen na zunë pritë.
Unë isha në makinë së bashku me avokatin nga Tirana. Nipi mbrapa ka qenë me motrën, ndaj tyre u qëllua me armë zjarri.
Na sulmuan për 2 hektarë tokë, që kam kaq vite me një stallë që e kam atje dhe sot ky zotëria do ta marrë me forcë”- u shpreh vëllai i 60 vjeçares së plagosur.