Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar 15 për qind. Kështu vendosi më 30 mars Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Kryesuesi i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, tha se rritja ka ndodhur për shkak se mundëson furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike. Energjia do të shtrenjtohet duke filluar nga 1 prilli.
“Jemi të vetëdijshëm me rritjen e tarifave dhe situatën ekonomike por, çështja e mbrojtjes e konsumatorëve duhet të adresohen përmes fondit për mbrojtjen.
Për konsumatorët që kanë deri në 300 kwh rritja mujore do ketë rritje prej 2 euro, për konsumatorët deri në 350 kWh rritja do jetë pak mbi 4 euro, ata deri në 600 kw do jetë pese euro dhe ata mbi 800 rritja do jetë rreth 7 euro e 23 centë” tha ai.