-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhte “Facebook” dhe zhvati 100 mijë Euro nga të afërmit e viktimave, arrestohet i riu në Tiranë

Kryesoret

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale L. P 28 vjeç nga Tirana, pasi ka vjedhur adresat e shumë qytetarëve nga Kosova dhe me anë të tyre ka përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e tyre.

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Account”, për goditjen e

28-vjeçari ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.

Sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

L. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.“, njofton policia.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit