Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se ka besim tek hetimet që sipas tij do të zbardhin masakrat e fundit në Tiranë.
Duke përmendur sulmin në Top Channel dhe atë tek lokali i Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja, Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për rendin dhe sigurinë se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e bën detyrën shumë mirë.
“E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjitha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.”- tha Balla.