Në fletoren zyrtare janë publikuar ndryshimet që ka miratuar qeveria në ligjin e ceremonialit Shtetëror në Republikën e Shqipërisë. Konkretisht në kapitullin e përdorimit të sallës VIP të aeroportit të Rinas, zv/ kryeministrja, Belinda Balluku ka miratuar vendimin për të futur të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë së re, përfshirë edhe Pamela Qirkon, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që është motra e saj.
Shtohen këto autoritete:
- Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
-
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
-
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor
-
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
-
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
-
Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
-
Kryetari i Gjykatës së Posaçme
-
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
-
Komisionerët publikë
-
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës
-
Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Gjithashtu në kapitullin për përparësitë në Republikën e Shqipërisë pas kryetarit të Gjykatës së Lartë shtohen:
- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor
-
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
-
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
-
Kryetari i Gjykatës së Posaçme
-
Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
-
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
-
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor
-
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
-
Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme
-
Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
-
Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
-
Anëtarët e Gjykatës së Posaçme
-
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
-
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
-
Komisionerët publikë
-
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës…
-Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit