-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku fut motrën dhe drejtësinë e re në listën e “VIP”-ave (VENDIMI)

Kryesoret

Në fletoren zyrtare janë publikuar ndryshimet që ka miratuar qeveria në ligjin e ceremonialit Shtetëror në Republikën e Shqipërisë. Konkretisht në kapitullin e përdorimit të sallës VIP të aeroportit të Rinas, zv/ kryeministrja, Belinda Balluku ka miratuar vendimin për të futur të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë së re, përfshirë edhe Pamela Qirkon, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që është motra e saj.

Shtohen këto autoritete:

  • Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë

  • Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor

  • Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme

  • Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

  • Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

  • Kryetari i Gjykatës së Posaçme

  • Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

  • Komisionerët publikë

  • Drejtori i Shkollës së Magjistraturës

  • Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Gjithashtu në kapitullin për përparësitë në Republikën e Shqipërisë pas kryetarit të Gjykatës së Lartë shtohen:

  • Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor

  • Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

  • Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme

  • Kryetari i Gjykatës së Posaçme

  • Kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë

  • Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

  • Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

  • Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme

  • Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

  • Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

  • Anëtarët e Gjykatës së Posaçme

  • Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

  • Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

  • Komisionerët publikë

  • Drejtori i Shkollës së Magjistraturës…

-Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit